Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rafa Benitez ende pa ekip, trajneri spanjoll nuk mohon rikthimin në Itali

schedule15:54 - 18 Prill, 2023

schedule 15:54 - 18 Prill, 2023

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Rafa Benitez foli për arsyet se përse ai refuzoi disa oferta për t’u rikthyer në punë.

“Dua të jem i sigurt, unë dhe stafi im kemi arritur të jemi konkurrues në shumë vende. Një rikthim në Itali? Pse jo?! Nuk refuzojmë askënd nëse konteksti është i drejtë për ne”, ka deklaruar Benitez.

Në të kaluarën, Benitez ka drejtuar në Serie A Interin dhe Napolin.



Me zikaltërit ai drejtoi 25 ndeshje, ku mori 12 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje. Ndërsa me Napolin, Benitez drejtoi 112 ndeshje, nga të cilat 61 ishin fiotre, 26 barazime dhe 25 humbje./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!