Radovan Karaxhiç, ish- udhëheqësi serb i dënuar për genocid gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi do të vuajë pjesën tjetër të dënimit të përjetshëm në një burg britanik.
Mësohet se Karaxhiç do të transferohet në një burg në Mbretërinë e Bashkuar nga një njësi e paraburgimit e KB në Holandë, shkruajnë mediat e huaja.
Karaxhiç u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Dënimi i tij për genocid kishte të bënte më përgjegjësinë e tij për vrasjen e më shumë se 7 000 mijë djemve dhe burrave në Srebrenicë në 1940, që u konsiderua edhe si një nga masakrat më të këqija në Europë .
Sekretari i Jashtëm Dominic Raab është shprehur se Radovan Karadziç është një nga të paktët njerëz që është shpallur fajtor për genocid.
Karaxhiç, një ish-psikiatër, ishte president i njësisë së boshnjake Republika Srpska gjatë Luftës së Bosnjës në vitet 1990. Pas luftës ai u fsheh për vite me radhë duke prezantuar si ekspert mjekësie deri para arrestimit të tij në Serbi në 2008.
Në nëntor të 2017 ish-komandanti i ushtrisë serbe boshnjake Rakto Mlladiç u dënua me burgim të përjetshme për akuza të ngjashme, për krime lufte dhe genocid,.
Shtetas të tjerë të dënuar për krime luftë ndodhen në burgje në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa ish-Presidenti Liberian Charles Taylor po vuan një dënim 50-vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar pas dënimit për krime lufte.
Po ashtu edhe 4 burra të dënuar për krime lufte në ish-Jugosllavi janë dërguar në burgjet britanike të sigurisë së lartë. Mes të cilëve ishte edhe ish-gjenerali serb –boshnjak Radislav Krstic , i cili u qëllua me thikë në burgun Ëakefied në 2010 e cila u konsiderua si hakmarrje për vrasjet në Srebrenicë. Më pas Krstic u zhvendos në 2014 në një burg në Poloni.
/abcnews.al/