“Radiokirurgjia risia më e re në Spitalin Hygeia”, doktor Ledio Bregu: Trajtimi i tumorit pa operacion, vetëm me rrezatim

schedule09:39 - 2 Mars, 2020

schedule 09:39 - 2 Mars, 2020

Drejtori i Departamentit të Radioterapisë në spiatlin Hygeia, doktor Ledio Bregu këtë të hënë ka dhënë detaje në lidhje me një makineri të re e cila do të jetë funksionale në mars dhe do të bëjë një trajtim specifik të tumoreve.

Nga ABC-ja e Mëngjesit doktor Bregu ka theksuar se përmes radioterapisë tashmë mundësia e gabimit njerzor është shumë më e ulët dhe pacienti do të marrë kurim pa ndjerë asnjë dhimbje. Përmes kësaj pajisje sipas doktorit është me e lehtë identifikimi i vendit të saktë në të cilin mund të ndodhet tumori.

“Ideja është se radioterapia është shumë e madhe deri në 12 ton dhe duhet të ketë një precizion submilimetrik  dhe konkretisht aparatura jonë e ka gabimin 1/3 e milimentrit. Në radioterapi nëse ke aparatura të vjetra që nuk kanë humë preçision mjeku është i detyruar që ta zmadhojë për ta parë ku është fiks tumori për shkak se nuk duhet të dëmtojmë organet e shëndosha. Aparatura e re do të fillojë punë me 15 mars. Sa më pasiguri të ketë aq më shumë seanca trajtimi bën dhe që ndikon në uljen e fushës.  Nëse do të bëjmë radiokirugji ne godasim vetëm tumorin. Tashmë një metastazë të kokës mund ta bëjmë vetëm përmes kësaj aparature pa praninë e operacionit. Në vazhdim në 3 apo në 6 muaj shikohet se si tumori zhduket gradualisht”, tha doktori.

Pjesë nga biseda:

Ky është një trajtim që shqiptarët e kanë kërkuar jashtë Shqipërisë

Teknika e sterotaksisë dhe e radiokirurgjisë trajtimit të tumorit përmes rrezatimit. Pacienti pozicionohet në tavolinën e trajtimit, teknikat më të vjetra të radiokirurgjisë ishte një mënyrë që fiksohet me vida në kafkë, ndërsa me këtë aparaturë tashmë mund ta fiksojmë vetëm me maskë. Ajo maskë vendoset në kokë është e butë dhe merr formën e kokës së pacientit dhe ka një sistem verifikimi imazherie ku makina është në gjendje që ta zhvillojë më së miri.

Pacienti është i vetëdijshëm gjatë këtij procesi? Ka dhimbje?

Pacienti nuk ka asnjë lloj dhimbje dhe nuk përdoret asnjë medikament. Vetëm te fëmijët e vegjël pasi duhet përdorur sedacion, pasi nuk janë bashkëpunues. Pacienti nuk ka dhimbje dhe nuk merr vesh. Një seancë e tillë zgjat shumë pak radiokirurgjia më e vjetër zgjaste një deri në dy orë duke bërë harqet fiksuese makina, ndërsa tashmë një seancë e tillë mund të bëhet nga 5 deri në 15 minuta.

Në mes të marsit ju nisni trajtimet?

Në mes të marsit ne nisim të gjithë gamën e trajtimeve një risi tjetër është teknika 3D ku trajtojmë përmes pjesëve të trupit, ku fizikanti do të planifikojë pozicionimin. Ndërsa tashmë trajtimi ka të bëjë vetëm përmes harqeve dhe për 5 minuta mbaron trajtimi me vimat dhe nuk ka vend për gabim njerzor.

Për sa kohë ka nevojë bëhet gati makina?

Makina është gati mjafto hedhja e të dhënave të pacientit dhe pastaj çdo gjë është automatike. Kjo është një makineri që trajton tumore për të gjithë grupin. Në momentin që trajtohet një tumor i mushkrisë aparatura është e aftë që ta identifikojë ku ndodhet dhe ajo mund të bëhet për 3,5 apo 7 ditë. E veçanta e kësaj pajisje është që bën skaner 4D që llogarit dhe frymëmarrjen për të llogaritur fiks ku ndodhet tumori. Ndryshe nga aparaturat e tjera ku ne e merrnim me mend se ku mund të lëviste tumori sot tashmë me këtë aparature tumori mund të identifikohet saktësisht se ku do të ndodhet./abcnews.al