Radhët kilometrike në kufi me Greqinë, Paloka: Rama i pashqetësuar

schedule13:48 - 14 Gusht, 2020

schedule 13:48 - 14 Gusht, 2020

Radhë kilometrike mjetesh janë krijuar në pikat kufitare me Greqinë. Pas reagimit të presidentit Meta në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Edi Paloka.

Paloka, përmes një postimi në Facebook, ka nxjerrë një video ku tregon se Rama sipas tij, vazhdon pushimet mes luksit i pashqetësuar nga kjo situatë.

“Kryeministri Rama, ministri i jashtem Rama, dhe kryetari i OSBE-se Rama, nuk e ben qejfin qeder! Nga lluksi i shfrenuar ne rezidencat e Dhermiut, i sheh shqiptaret ne tv e mermerit”, shkruan Paloka.

Postimi i plote:

Ka tre dite qe te moshuar, femije dhe prinder po sfiliten ne kufi!  20 km ka arritur radha ne kete vape! Por kryeministri Rama, ministri i jashtem Rama, dhe kryetari i OSBE-se Rama, nuk e ben qejfin qeder! Nga lluksi i shfrenuar ne rezidencat e Dhermiut, i sheh shqiptaret ne tv e mermerit :”Tope, tope o …”/abcnews.al