Radhët e gjata në Kakavijë, Meta: Të garantohet lëvizja e lirë, autoritetet të kontaktojnë me palën greke

schedule12:07 - 14 Gusht, 2020

schedule 12:07 - 14 Gusht, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit në pikën kufitare të Kakavijës.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se është i shqetësuar në lidhje me situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.

LEXO EDHE: Radhë kilometrike dhe njerëz të sëmurë në Kakavijë, qytetarëve iu sos durimi

Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës

Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.

Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!”, shkruan Meta./abcnews.al