Nis puna në pikën kufitare të Kakavijës

schedule11:16 - 4 Nëntor, 2017

schedule 11:16 - 4 Nëntor, 2017

Pas disa orësh pritje të udhëtarëve në Kakavijë është riparuar defekti kompjuterik në palën greke. Në këtë pikë kufitare ka nisur lëvizja e automjeteve që krijuan radhë të gjata prej mbrëmjes së djeshme. Ndërsa në Kapshticë është punuar me ndërprerje nga pala greke deri sa të riparohet plotësisht defekti.

Udhëtaret që zgjodhën Kakavijën dhe Kapshticën për të mbërritur në Greqi përjetuan një situatë të pazakontë. Që nga mbrëmja e së premtes ata kanë pritur me orë të tëra në kufi.

Shkak u bë një defekt në sistemin grek.

Udhëtarët thonë për ABC News se askush nga pala greke nuk u dha sqarim.

Disa prej tyre kaluan natën në hotel.

Sipas tyre është e padrejtë që u lejua vetëm hyrja nga Greqia në tokën tonë.

E njëjta gjendje u paraqit edhe në Kapshticë, por në këtë pikë kufitare pati hyrje dalje në disa orare të caktuara.

Policia e Shtetit sqaroi nëpërmjet një njoftimi për mediat se sistemi kompjuterik ishte bllokuar për shkaqe teknike, jo vetëm në kufirin me Shqipërinë, por edhe me shtetet e tjera si me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë. Për këtë arsye gjatë orëve të fundit janë lejuar të hyjnë në territorin grek vetëm shtetasit me pasaportë greke dhe të vendeve të tjera të Bashkimit Europian. /ABC News.

 

https://youtu.be/kEoRaRIFkg8

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!