Në orët e mbrëmjes janë krijuar radhë kilometrike në Pikën Kufitare të Kakavijës. Udhëtarët janë detyruar të qëndrojnë për disa orë më radhë në doganë. Shkak është bërë një problem kompjuterik në palën greke.
Mësohet se dogana greke po punon me tre sportele. Shumë qytetarë shqiptarë po kthehen në vendet e punës pasi kaluan pushimet në atdhe./ABC News Albania 24/7