Trafiku i rënduar dhe radhët e gjata të makinave në aksin Thumanë-Fushë Krujë vijojnë që prej mëngjesit të kësaj të hëne.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se fluksi i lartë i automjeteve e ka bërë të vështirë qarkullimin dhe një kilometër në pjesën e autostradës.
Ndërkohë për të qenë më të lirë në lëvizje një pjesë e madhe e makinave kanë zgjedhur që të qarkullojnë në pjesën e rrugës së vjetër ku sërish janë krijuar radhë të gjata makinash.
Ndërkohë ndër vite sezoni veror dhe ardhja e emigrantëve dhe e turistëve që preferojnë të kthehen në vendin tonë për pushime e vështirëson qarkullimin./abcnews.al