Radhë të gjata janë krijuar në doganën e Morinës. ABC Neës mëson se shkak për këtë është bërë një defekt në peshoren e doganës nga ana e Kosovës. Në pak minuta, u krijua radhë e mjeteve që transporton mallra drejt Kosovës dhe shteteve të tjera që kalojnë tranzit përmes kësaj dogane.
Edhe fluksin i lartë i lëvizjeve të mallrave si rrjedhojë e rritjes së shkëmbimeve tregtare ka krijuar rradhë. Radhë të tilla janë prezente çdo mbrëmje që prej fillimit të Qershorit. Pala e Kosovës punon vetëm me një korsi nga dy të tilla që janë të dedikuara për mjetet e transportit të mallrave.
/abcnews.al