Fiorentina dhe Atalanta u përplasën sot në Serie A, në një ndeshje që ishte spektakolare dhe që u mbyll me rezultatin 2-2. Por gjithë bukurinë e kësaj ndeshje, e ka prishur një episod i shëmtuar nga tifozët e Atalantës.
Rreth minutës së 30-të, ndeshja u ndërpre për shkak të koreve raciste që u brohoritën kundrejt mbrojtësit brazilian të Fiorentinës, Dalbert Henrique. Mbrojtësi qëndroi për shumë sekonda në vend, duke parë tifozët e Atalantës.
Arbitri kryesor i takimit u afrua, u konsultua me lojtarin dhe ndërpreu takimin. Më pas, në ekranet e mëdha të stadiumi u bë njoftimi se në rast se këto kore raciste nuk ndalojnë, ndeshja nuk do të vazhdojë më./abcnews.al