Takimi mes West Ham United dhe Crystal Palace ishte shumë delikat për të dyja skuadrat, që kërkonin pikët e plota. Megjithatë, ishin miqtë e Palace që morën tri pikët, pasi përmbysën shifrat e fituan 1-2.
Autori i golit të fitores ishte sulmuesi nga Gana, Jordan Ayew, në minutën e 88-të të sfidës. Pikërisht bomberi i Crystal Palace, u ofendua me kore raciste nga tifozët e West Ham. Federata Angleze e Futbollit ka ngritur një çështje ndaj klubit të West Ham dhe 13 tifozëve, të cilët janë identifikuar me anë të pamjeve filmike.
Vetë Ayew ka preferuar të qëndrojë jashtë këtij hetimi, duke mos ngritur asnjë akuzë. Megjithatë, FA nuk ka qëndruar pasive dhe çështja është në investigim e sipër. Përveç tifozëve, pritet të dënohet edhe klubi i West Ham United./abcnews.al