Racizmi ndaj Simy, kryetari i Bashkisë së Crotones kryen gjestin e bukur

schedule21:38 - 26 Mars, 2021

schedule 21:38 - 26 Mars, 2021

Racizmi nuk i shqitet futbollit. I fundit që e ka pësuar është Simy, sulmuesi i Crotones në Serie A. 28-vjeçari nigerian, autori i 13 golave dhe 2 asisteve këtë sezon, ka rënë pre e ofendimeve raciste në rrjetet sociale.

“Viktimë” edhe djali i tij, të cilit i është uruar vdekja nga tifozët e frustruar. Shtatlarti afrikan denoncoi ngjarjen e ndodhur ditë më parë, teksa kryetari i Bashkisë së Crotones, Vincenzo Voce ka bërë një gjest shumë të bukur.

Ky i fundit i ka dhënë shtetësinë italiane djalit të sulmuesit nigerian. “Crotone të do fort dhe të përqafon në mënyrë simbolike. Me denoncimin e kryer, ke treguar se je një njeri i madh dhe një shembull për të gjithë.

Duhet t’i denoncojmë këto ngjarje, vetëm kështu e luftojmë racizmin. Përqafoje fëmijën tuaj në emër të të gjithë komunitetit të Crotones. Ai do të rritet me vlera të mëdha, sepse ka një baba të madh në krah“, deklaroi qyteti i parë i Crotones. /abcnews.al