Francesco Acerbi këmbëngul se ai nuk është racist dhe se racizmi është një situatë serioze, por kishte frikë se karriera e tij do të kishte përfunduar nëse do të shpallej fajtor.
Mbrojtësi i Interit dhe i Italisë ka publikuar intervistën e parë që pas vendimit të gjykatës. Mbrojtësi i Napolit, Juan Jesus e kishte akuzuar Acerbin se kishte përdorur komente raciste ndaj tij gjatë takimit të fundit të Serie A ndërmjet Interit dhe Napolit.
“Ishte një lehtësim edhe pse e gjithë situata më trishtoi për mënyrën se si përfundoi në fushë dhe se si të gjithë folën për të pa ditur asgjë. E perceptova agresionin sikur të kisha vrarë dikë”, ka thënë fillimisht Acerbi për “Corriere della Sera”.
“Nuk kishte racizëm në fushë. Unë nuk jam racist, idhulli im ishte George Weah dhe kur u diagnostikova me kancer, mora një telefonatë befasuese prej tij, e cila ende më emocionon.
Një person po poshtërohet dhe familja e tij po kërcënohet. Për çfarë arsye? Për diçka që përfundoi në fushë dhe për të cilën racizmi nuk ka lidhje. Racizmi është një gjë serioze, jo një fyerje e supozuar.
Unë jam i pafajshëm, por nëse do të shpallesha fajtor, do të dënohesha me 10 ndeshje. Kështu, karriera ime do të kishte përfunduar, por mbi të gjitha do të ishte fundi im si mashkull. Të gjithë kishin dhënë verdiktin e tyre përpara se të dilte. Për shumë, unë jam ende racist dhe sinqerisht, nuk e pranoj dhe dua të sqaroj.
Këtë version nuk e dhashë më herët sepse kisha besim te drejtësia dhe nuk doja të nxisja polemika, por tani ka një vendim dhe dua të them fjalën time. Unë nuk kam asgjë kundër Juan Jesus, dhe më vjen keq për të, por nuk mund të akuzosh një person si racist për një keqkuptim në agjitacionin e lojës. Ata nuk mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe pas vendimit.
Të gjithë kemi humbur. Jam i trishtuar dhe i mërzitur. Pas vendimit, njerëzit e mi reaguan sikur të isha liruar nga burgu pas dhjetë vjetësh. Sëmundja me të cilën u përballa nuk ishte asgjë në krahasim me këtë histori,. Përkundrazi, tërbimi mizor kundër meje më lëndoi. Nëse ne si Inter fitojmë yllin e dytë, unë do të jem atje duke e mbajtur kokën lart”, përfundoi Acerbi./h.ll/abcnews.al