Racizmi çështje e nxehtë, Materazzi: Psë s’dilte nga fusha Thuram kur më thonin “Bir k…”

schedule14:50 - 9 Tetor, 2021

schedule 14:50 - 9 Tetor, 2021

Racizmi në futbollinb italian dhe në shumë vende është një problem i madh që duhet zgjidhur. Lilian Thuram ka reaguar disa ditë më parë dhe u shpreh se lojtarët dhe trajnerët e bardhë mund të bëjnë diçka më tepër në lidhje me këtë temë delikate.

Deklarata e francezit ka marrë një reagim të ish-mbrojtësit Marco Materazzi, i cili ndoshta e tepron disi me atë që thotë, edhe pse ajo që i ndodhte atij në kohën kur luante futbolli nuk është e pranueshme.

“Lilian ka të drejtë. Jam kundër racizmit, por Thuram nuk u largua ndonjëherë nga stadiumi kur tifozët thërrsinin, Materazzi bir k… Ky është diskrimin, për të bardhin, për të ziun, madje edhe për birin e k…”, ka thënë ish-mbrojtësi zikaltër.

Çfarë kishte thënë Thuram? Lojtarët dhe trajnerët e bardhë mund të bëjnë më shumë. Nëse nuk bëni asgjë do të thotë që ju e pranoni këtë gjendje. Lojtarët duhet të thonë se ka racizëm në Itali sepse e duan Italinë dhe dëshirojnë të ndryshojnë gjërat.

Kur bërtasin se Koulibaly është majmun, ata po dhunojnë, ata godasin jo vetëm atë, por shumë njerëz të tjerë. Një person duhet të ndihmojë një person tjetër, që të ketë të njëjtat të drejta.

Për të dalë nga racizmi nuk duhet të mendosh si një francez, një italian, një zezak, një i bardhë, një senegalez, por si një qenie njerëzore”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!