“Racizëm ndaj Rashford, Sancho dhe Saka”, Johnson: Tifozëve t’u vijë turp

schedule14:59 - 12 Korrik, 2021

schedule 14:59 - 12 Korrik, 2021

Boris Johnson ishte përgatitur të festonte fitimin e Euro 2020, turne që Anglia nuk e ka fituar kurrë, por Italia triumfoi nga goditjet e penalltive në finalen e “Wembley” dhe kupa u nis për Romë.

Zhgënjim i madh në kampin anglez, teksa tifozët kanë shpërthyer ndaj treshes Rashford, Sancho dhe Saka, të cilët dështuan përballë Gigio Donnarumma nga pika e bardhë.

Ofendimet raciste ndaj tre lojtarëve të rinj të ekipit të Gareth Southgate, nuk i kanë pëlqyer aspak kryeministrit të Anglisë, i cili ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.

Skuadra jonë meriton të lavdërohet si heronj dhe mos të abuzohet me komente raciste në rrjetet sociale. Personat përgjegjës për këtë abuzim të tmerrshëm duhet të kenë turp nga vetja“, shkruan Johnson. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!