Racizëm edhe në Kosovë, Gjilani dënon koret ndaj brazilianit

schedule20:11 - 7 Nëntor, 2019

schedule 20:11 - 7 Nëntor, 2019

Gjilani siguroi një fitore shumë të rëndësishme përballë Vushtrrisë në transfertë. Djemtë e Mezanit fituan 0-3 dhe tani kryesojnë kampionatin dardan bashkë me Ballkanin e Munishit me nga 30 pikë.

Ndeshja nuk kaloi pa incidente, teksa u godit edhe arbitri i katërt, Burim Jahmurataj. Por jo vetëm kaq. Klubi mik pretendon se gjatë ndeshjes së sotme, tifozët e Vushtrrisë kanë përdorur thirrje raciste kundrejt brazilianit Jackson Ferreira, ish-mbrojtësin e Luftëtarit në Superiore.

Gjilani ka reaguar me anë të një postimi në faqen zyrtare, dënon këto veprime aspak të hijshme dhe bën thirrje për dënimin e tifozëve që i shkaktuan.

REAGIMI I PLOTË I GJILANIT

Përgjatë zhvillimit të takimit të sotëm disa tifozë të Vushtrrisë nuk kursyen dhe ofendimet karshi futbollistëve dhe stafit tonë. Disa prej tyre përdorën gjuhën më banale, e disa ofenduan edhe në baza racore futbollistin tonë Brazilian, Jackson Ferreira.

SC Gjilani dënon rëndë këto dukuri në stadiumet tona të cilat nuk kanë vend në ambientin ku duhet të zhvillohet futboll dhe jo të ofendohet futbollisti ynë në ato lloj mënyra, nga ata tifozë që në asnjë moment nuk e kursyen atë nga këto lloj ofendime.

Skuadra e Gjilanit i qëndron afër dhe e mbështet futbollistin tonë dhe me shpresë se këto dukuri negative të cilat fatkeqësisht janë ende prezente në stadiumet tona, të ndalen dhe rastet sikur ky i sotmi të mos përsëriten më.

Gjithashtu bëjmë apel nga organet kompetente, që këta persona të zbulohen dhe të marrin dënimet e tyre të merituara, pasi ato ndikojnë negativisht edhe në mbarëvajtjen e kampionatit elitar në Kosovë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!