“Racistë ndaj kujt?!”, shpërthen Corriere dello Sport!

schedule11:56 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 11:56 - 6 Dhjetor, 2019

E përditshmja italiane, Corriere dello Sport, është në qendë të vëmendje së mediave sportive, pasi ditën e djeshme, në faqen e parë shkruan: “Black Friday – E premtja e zezë”, dhe vendosën në foto dy lojtarët me ngjyrë të Serie A, Chris Smalling dhe Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg reagoi menjëherë në rrjetet e tij sociale dhe i quajti idiotë ata që vendosin tituj të tillë. Skuadra e Milanit, ajo e Interit dhe Roma, kanë vendosur të bllokojnë çdo kontakt me këtë gazetë, deri në muajin janar.

Corriere dello Sport reagoi sot, duke thënë se nuk është gazetë raciste dhe se këtë fenomen, e ka sulmuar shumë herë, duke treguar dhe disa tituj kryesorë të gazetave paraardhëse.

“Jashtë racistët: UEFA mbyll 3 stadiume në Europë!”, “Racizmi: Tashme në Itali ka më shumë urrejtje!”, “Racizmi: Turpi jonë!”, janë disa nga titujt që Corriere riktheu në mendjen e lexuesve, por polemikat ende nuk janë sheshuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!