Barazim për Shkëndijën në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, fitojnë Shkupi dhe Renova, ndërsa Struga mposhtet në shtëpi. Kuqezinjtë e Ernest Gjokës nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola në fushën e Rabotnickit. Asnjë nga ekipet nuk ia doli të shënonte dhe në fund ndanë nga një pikë.
Shkëndija vijon të kryesojë me 46 pikë, teksa ndiqet nga Shkupi i vendit të dytë me 6 pikë më pak. Bardhekaltrit siguruan tre pikë fantastike në fushën e Sileks. Vendasit e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë dhe kostarikani Freddy Alvarez realizoi golin e fitores për Shkupin në minutën e 79-të.
Renova nuk u përmbajt aspak përballë Vardarit. Ekipi nga Tetova triumfoi 3-0 falë golave të Shefitit dhe Selmanit (dygolësh). Vardari e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak. Struga dështoi në shtëpi përballë Pelister, takim që e humbi me rezultatin 0-1 falë golit të pësuar në minutat shtesë. /abcnews.al
Maqedonia e Veriut, java e 21-të
Akademija Pandev-Makedonija GP 2-1
Borec-Belasica 2-1
Rabotnicki-Shkëndija 0-0
Renova-Vardar 3-0
(Shefiti, Selmani (2x))
Sileks-Shkupi 0-1
(Alvarez)
Struga Trim Lum-Pelister 0-1
(Pejakovic 90+2′)