Adrien Rabiot nuk e ka fshehur asnjëherë se është rehat te Juventusi, por për të vazhduar kontratën që skadon në verë, i duhen kushte të veçanta (paga 10 milionë euro) me kualifikimin në Champions League.
Nëna/agjentja e tij Veronica shprehu gatishmërinë e saj për të vazhduar kontratën, raporton Calciomercato.com.
Rabiot realizoi dje 2 gola në fitoren 4-2 ndaj Sampdorias. /G.D abcnews.al/