Rabiot braktis “Zonjën”, “ylli” francez në kërkim të një aventure të re

schedule15:56 - 19 Korrik, 2024

schedule 15:56 - 19 Korrik, 2024

Ishte një vendim mëse i pritshëm.

Pasi përfundoi kontratë më 1 korrik, “fantazisti” i mesfushës Adrien Rabiot vendosi përfundimisht të mos rinovojë me “Bardhezinjtë” e Juventus, duke u larguar pas plot 5 sezonesh, nga Torino dhe tashmë është në kërkim të një aventure të re.

Me fanellën e “Zonjës së Vjetër” Rabiot zhvilloi mbi 200 paraqitje, duke u bërë kështu francezi i pestë që bën të diçka të tillë, teksa në renditjen e “Gjelave” me më shumë paraqitje te Juventus barazohet me “ikonën”, Zinedine Zidane, por ka luajtur më pak se Platini e David Trezeguet.

Sa i përket statistikave personale, Rabiot ka shënuar përgjatë kohës së tij te Juventus 22 gola, si dhe ka asistuar 15 të tjerë, ndërsa trofe ka fituar katër, një “Scudetto” (Serie A), dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë të Italisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!