Rabiot bën gati “valixhet”, destinacioni i radhës është “Old Trafford”

schedule09:01 - 16 Maj, 2023

schedule 09:01 - 16 Maj, 2023

Me sezonin aktual drejt përfundimit, shumica e klubeve të Evropës kanë filluar të bëjnë gati planet e tyre për merkaton e verës dhe për transferimet e nevojshme të sezonit të ardhshëm dhe një ndër këto klube padyshim është dhe Manchester United.

“Djajtë e kuq” kanë nevojë për forcimin e disa pikave kyçe për sezonin e radhës, ku padyshim një ndër këto pika është dhe mesfusha, ku fillimisht objektiv kryesor ishte talenti anglez, Jude Bellingham, mirëpo City dhe Real Madrid duket se e kanë “hipnotizuar”, 19-vjeçarin dhe tashmë “të kuqtë” e Manchester janë në kërkim të një opsioni tjetër.

Sipas mediave britanike, por edhe atyre italiane në “lupën” e “djajve” është “katalizatori” i mesfushës së Juventus, Adrien Rabiot, me francezin që është në prag skadence të kontratës së tij me “bardhezinjtë” dhe nuk pritet ndonjë rinovim mes palëve.

Teknikut të “djajve”, Erik ten Hag i pëlqen shumë një lojtar i nivelit të Rabiot, me teknikun hollandez që prej kohësh kërkon ardhjen e francezit në “Old Trafford” e mesa duket këtë verë “ëndrrat” do të kthehen në realitet. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!