Rabini i sinagogës së Teksasit tregon si u arratis nga personi i armatosur

schedule01:46 - 18 Janar, 2022

schedule 01:46 - 18 Janar, 2022

Rabini i sinagogës së Teksasit që u mor peng ditën e shtunë ka treguar si i hodhi një karrige personit të armatosur në mënyrë që të shpëtonte. Ai dhe dy pengje të tjerë mundën të dilnin jashtë “ pa u shkrepur asnjë plumb” pas një rrethimi 10 orësh. Pengmarrësi Malik Faisal Akram u qëllua për vdekje pas një përplasjeje me policinë.

Presidenti amerikan Joe Biden e ka cilësuar pengmarrjen si “ një akt terrori”. Rabini Charlie Cytron-Walker tha se ishin duke u lutur në momentin që pengmarrësi hyri në sinagogë. Ai tha se ishim të kërcënuar gjatë gjithë kohës por fatmirësisht asnjëri prej nesh nuk u lëndua raporton “CBC”.

Një prej pengjeve u lirua pas 6 orësh ndërsa 3 të tjerë u arratisën disa orë më vonë. Rabini goditi me karrige pengmarrësin dhe u drejtua me 2 personat e tjerrë drejt daljes. Shërbimi fetar po transmetohej drejtpërsëdrejti në Facebook dhe gjatë transmetimit dëgjohet zëri i një burri që kërkon lirimin e një neuro-shkencëtareje pakistaneze të quajtur Aafia Siddiqu që është dënuar me 86 vjet burg raporton “BBC”. Ajo u dënua për shkak se u përpoq të vriste oficerë të ushtrisë amerikane kur ishte në paraburgim në Afganistan.

Vëllai i pengmarrësit në një deklaratë të tij i kërkoi falje personave që u morën peng dhe tha se vëllai i tij ka vuajtur prej “problemeve të shëndetit mendor”. Miqtë e Akram në qytetin e lindjes Blekbërn thanë se shëndeti i tij mendor ishte përkeqësuar dhe ishin surprizuar si ai mund të kishte udhëtuar drejt SHBA-së.  Dy adoleshentë u arrestuan në Agli si pjesë e hetimit për ngjarjen e ndodhur në Teksas.  / abcnews.al