Ra nga fiku, ndërron jetë adoleshentja në Lushnje

schedule19:52 - 20 Qershor, 2021

schedule 19:52 - 20 Qershor, 2021

Një vajzë 17-vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Lushnje pasi aksidentalisht ka rënë nga pema. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanasaj.

Gazetarja e ABC, Valbona Davidhi mëson se vajza rreth orës 19:20 ka rënë nga fiku në kopshtin e shtëpisë.

Vajza është dërguar nga familjarët fillimisht në spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Durrësit, por ka ndërruar jetë. d.b/Abcnews.al