Ra në kontakt me rrymën elektrike ndërsa luante me shokët, humb jetën 14-vjeçari

schedule14:49 - 30 Korrik, 2022

schedule 14:49 - 30 Korrik, 2022

Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në Borghesiana, një lagje në periferi të Romës. Siç raportojnë mediat në vend, i mituri ishte duke luajtur me shokët e tij në oborrin e pallatit kur ra në kontakt me rrymën.

Ai u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Torvergatës, por për fat të keq nuk mundi të mbijetonte.

Sipas raportimeve, në momentin që i mituri ka prekur portën ka rënë në kontakt të menjëhershëm me rrymën elektrike, ndaj dhe hetimi i policisë është përqendruar në gjetjen e shkakut se si fijet elektrike janë përçuar në trupin e portës.

Trupi i pajetë i është vënë në dispozicion organit gjyqësor për të kryer autopsinë. /abcnews.al/