Një 47-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha”, ndërsa viktima me iniciale I. Xh., vuante nga probleme të shëndetit mendor.
NJOFTIMI
“Rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha” dyshohet se si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike ka humbur jetën shtetasi I. Xh., rreth 47 vjeç ( i cili vuante nga probleme të shendetit mendor). Rreth orës 22:00, në zonën e Ali Demit, mjeti motorr me drejtues shtetasin O. S., 34 vjeç ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar, rreth 65-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” /abcnews.al’/