“Qyteza” shekullore në malin e Kunores/ Vizitorët zbulojnë tunelet austro hungareze të ndërtuara një shekull më parë

schedule15:22 - 5 Shtator, 2024

schedule 15:22 - 5 Shtator, 2024

Pak kush ka dëgjuar për Majën e Kunorës në Pllanë të Lezhës.

Edhe më të paktë janë ata që janë ngjitur deri atje për të zbuluar një qytezë mbi 100 vjeçare që austro-hungarezët ngritën për ushtarët e tyre.

Për të mbërritur në malin që poshtë tij fsheh disa tunele, ku mbaheshin arsenalet e armëve dhe dhomat ku banonin, duhet të përshkosh një terren shumë të vështirë.

Gjurmë të rrugës që mendohet se kanë ndërtuar austro hungarezët 1 shekull shkuar gjenden lehtësisht gjatë udhëtimit.

Për të lehtësuar mbërritjen e atyre që në të ardhmen mund të bëhen kureshtarë për historinë e kësaj qyteze, disa të rinj janë angazhuar për të hapur shtegun dhe për të vendosur sinjalistike.

Tunelet që austro hungarezet ndërtuan për ushtarët e tyre janë ende në gjendje të mirë.

Me sa kanë mundur janë kujdesur edhe banorët.

Në majën e Kunorës shihen ende gjurmët e ndërtesave, pozicionet ku kanë qenë vendosur artileria, ndërsa në brendësi ndodhet edhe një luginë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!