Qyteti më i veçantë në botë i gdhendur në shkëmbinj

schedule10:51 - 29 Gusht, 2020

schedule 10:51 - 29 Gusht, 2020

Petra është një qytet antik i gdhendur në shkëmbinj. I ndodhur në Jordani, Petra që ishte kryeqyteti i Mbretërisë Nabataean, është braktisur qindra vite më parë. Dikur shërbente si një qendër tregtare mes vendeve, ku jetonin rreth 20 mijë njerëz. Banesat e ndërtuara në shkëmbinjtë e një kanioni tregojnë nivelin e lartë të zhvillimit të këtij qytetërimi. Hyrja kryesore quhet Al-Khazneh (Thesari), i emëruar nga Beudinës, sipas Bright Side.

Me zhvillimin e teknologjisë, tregtia detare filloi të zhvillohej dhe Petra i njohur ndryshe edhe si Qyteti i Trëndafilave humbi qëllimin e saj strategjik, duke u bërë kështu një qytet i humbur. Fisi beduin, B’doul që jetonte në shpellat e qytetit e mbanin të fshehtë vendodhjen e tij, pasi besonin se të tjerët do ta shkatërronin atë duke kërkuar thesarin, shkruan abcnews.al

Qyteti u zbulua nga Europa në vitin 1812, pasi një i ri zvicerian dëgjoi legjendën e këtij vendi dhe iu desh të maskohej si një person me origjinë arabe për të hyrë në qytet. Por, si arritën të mbijetonin njerëzit në shkretëtirë dhe mes shkëmbinjve pa ujë? Sipas ekspertëve, banorët ndërtuan cisterna, diga, tunele dhe rezervuare, duke e bërë qytetin një oaz për udhëtarët.

Petra ishte një qendër e madhe fetare dhe ishte ndoshta një vend grumbullimi për klerikë, skulptorë dhe tregtarë. Një nga ndërtesat më mbresëlënëse të qyteti është teatri. Petra është një ndër vendet arkeologjike më të vizituara në botë. Sipas arkeologëve, vetëm 15 përqind e qytetit është zbuluar, pasi ata besojnë se pjesa tjetër është ende e në tokë e pazbuluar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!