Qyteti Energodar i kontrolluar nga Rusia, shtëpia e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, është sulmuar herët këtë mëngjes, thonë zyrtarët ukrainas.
Operatori ukrainas i uzinës bërthamore të Zaporizhzhia, Energoatom, postoi një përditësim në kanalin e tij zyrtar Telegram pak para orës 8 të mëngjesit me orën lokale, shkruan The Guardian.
“Që nga ora pesë e mëngjesit, sulmet e vazhdueshme me mortaja në qytet nuk kanë të ndalur”, thuhej në postim.
Kryetari i qytetit Energodar, Dmytro Orlov, tha se disa objekte civile u goditën dhe konfirmoi se kishte viktima nga sulmi në një postim të veçantë në kanalin e tij Telegram. /abcnews.al