Qyteti i Shijakut “mbulohet” nga plehrat

schedule15:47 - 21 Gusht, 2021

schedule 15:47 - 21 Gusht, 2021

Qyteti i Shijakut është mbuluar nga plehrat. Kazanët nuk pastrohen prej ditësh.

Kryetari i bashkisë Elton Arbana i tha ABC se kjo situatë u krijua pas përfundimit të kontratës mes bashkisë dhe landfillit të Sharrës, për depozitimin aty të mbetjeve urbane. Kryebashkiaku mohon që pirgjet me plehra në periferi të qytetit të Shijakut të jenë djegur nga ana e bashkisë.

Deri tani bashkia Shijak i ka depozituar falas mbetjet urbane në landfillin e Sharrës. Me kushtet e reja që negociohen, çdo ton plehra do të depozitohet kundrejt pagesës 29 euro.

Burimet nga bashkia Shijak thanë se depozitimi në Sharrë kushton 8 euro për tone më pak se në landfillin e Bushatit.

Situata aktuale në Bashkinë e Shijakut ngjan me atë në Durrës dy muaj më parë, ku për shkak të mbylljes së dyerve të landfillit të Sharrës për plehrat e këtij qyteti, për dy javë qyteti mbeti peng i një katastrofe mjedisore. /abcnews.al/