Qyteti verior i Indisë, Ayodhya, ruajti Rekordin e tij Botëror Guinness duke ndezur mbi 1.5 milionë llamba vaji dhe duke i mbajtur ato të ndezura për 45 minuta, si pjesë e festimit të Diwali, festivali hindu i dritave.
Vitin e kaluar, qyteti i tempullit ndezi 900,000 llamba vaji, të njohura si diyas, duke mposhtur rekordin e tij të mëparshëm prej 606,569 llambash në vitin 2020.
Spektakli mahnitës u ndoq nga mijëra vizitorë që mbushën brigjet e lumit Sari, si dhe kryeministri indian Narendra Modi.
Mijëra banorë të qytetit ndezën gjithashtu llamba në shtëpitë dhe tempujt e tyre.
Çfarë është Diwali?
Diwali është një festë e dritës e festuar nga miliona hindu, sikë, xhainistë dhe disa budistë në mbarë botën.
Simbolizon triumfin e së mirës mbi të keqen, duke shënuar kthimin e Perëndisë hindu Rama në shtëpi pas 14 vitesh mërgim, duke mposhtur demonin mitologjik Ravana dhe duke shpëtuar gruan e tij të rrëmbyer Sita.
Ayodhya është vendi ku hindusët besojnë se ka lindur perëndia Rama.
Festivali zakonisht zhvillohet midis tetorit dhe nëntorit, me datën që ndryshon çdo vit.
Këtë vit Diwali zhvillohet nga 22 tetor deri më 26 tetor, me ditën kryesore të festimit më 24 tetor. /abcnews.al