Qyteti i gurtë “zien” nga turistët, kryetari: Ejani se më e keqja kaloi

schedule19:53 - 2 Maj, 2021

schedule 19:53 - 2 Maj, 2021

Kryetari i bashkisë Flamur Golemi i fton të gjithë që të vizitojnë Gjirokastrën. Në një postim në Facebook, ai thotë se falë vaksinimit masiv ky sezon turistik do të jetë shumë më i lehtësuar se ai i vitit të shkuar dhe se më e keqja ka kaluar.

Gjirokastra plot me vizitorë vendas këtë fundjavë, si paralajmërim i asaj që do të ndodhë gjatë këtij sezoni dhe më tutje.

Vizioni ynë është për ta shndërruar qytetin dhe zonat përreth edhe në një destinacion fundjavash për ata që lëvizin brenda vendit.

Po punojmë me projektin e sheshit të “Çerçizit” që do t’i shtohet Pazarit të restauruar si një tjetër xhevahir i trashëgimisë tonë kulturore dhe një hapësirë më shumë për t’u vizituar e bërë biznes.

Rrjeti i ri i muzeve do të jetë gjithashtu një vlerë e shtuar e ofertës tonë turistike për vizitorët. Falë vaksinimit masiv ky sezon turistik do të jetë shumë më i lehtësuar se ai i vitit të shkuar. Më e keqja ka kaluar, më e mira është e gjitha përpara.

Ju mirëpresim në Gjirokastër” mbyllet postimi./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!