Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qytetari i Shqipërisë kapet me 350 mijë euro drogë në Maqedoninë e Veriut

schedule11:11 - 8 Nëntor, 2021

schedule 11:11 - 8 Nëntor, 2021

Një qytetar i Shqipërisë është arrestuar në Maqedoninë e Veriut pasi është kapur me drogë me vlerë 350 mijë euro.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se qytetari i Shqipërisë është kapur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orovsnik të Komunës së Debarcit.

Është privuar nga liria 38-vjeçari M.P. nga Shqipëria”, njoftojnë mes tjerash nga MPB.

Autoritete thonë se aksioni policor është rezultat i ndjekjes së aktiviteteve të disa shtetasve të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit të makinës “Citroen Berlingo” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga M.P., në pjesën e pasme të makinës janë gjetur dhe sekuestruar 100 pako me marijuhanë, me peshë prej 100 kg, që arrin vlerën e 350.000 eurove”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!