Qytetari i bllokuar në Kapshticë: Na lanë në rrugë, nuk e dinë çdo të thotë të punosh në arat e grekut

schedule15:37 - 30 Gusht, 2020

schedule 15:37 - 30 Gusht, 2020

Vijon të ketë radhë të gjata në pikën Kufitare të Kapshticë, pasi pala greke mbylli sportelet për shkak të plotësimit të 300 personave, të cilët lejohen të kalojnë kufirin.

Gazetarja Lediona Xheladinaj, raporton nga Kapshtica situatën e vështirë, ky qytetarët qëndrojnë të bllokuar me orë të tëra.

Ata apelojnë që të shtyhet afati 72 orë i tamponit, për arsye se do t’u duhet ta bëjnë serish.

“I bëjmë  thirrje qeverisë, edhe asaj shqiptare dhe asaj greke. Na kanë lënë në rrugë, nuk duan ta dinë. Kur vjen puna te votat na vijnë në shtëpi për të kërkuar votën. Tani na kanë lënë në rrugë. Këta nuk e kuptojnë cdo të thotë refugjat. Nga ne kanë pasur fitim edhe Shqipëria edhe Greqia. Këta nuk e kuptojnë se çdo të thotë të punosh në arat e grekut. Nuk kthehemi dot mbrapsh, të bëjmë edhe njëherë tamponin për së dyti. Të paktën të shtyjnë afatin e tamponit”, shprehet një prej tyre.

LEXO EDHE: Pala greke mbyll sportelet, sërish radhë automjetesh në Kapshticë

Një tjetër qytetar shprehet se po pret që prej orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa pretendon se në radhë ka abuzime.

“Unë kam ardhur që në 6 të mëngjesit. Situata është e njëjtë, nuk e marrim vesh kush kalon. Kalojnë edhe me miq. Në radhë ka abuzime. Mua sot më mbaron ajo e tamponit, i lutem qeverisë ta shtyjnë. Është nata e dytë që po e gdhij këtu”, thotë ai.

Gazetarja raporton se në radhë është edhe një shtetas grek në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe nuk është lejuar të kalojë. /abcnews.al