Qytetari fotografoi votën, PD në Vlorë denoncon rastin

schedule13:52 - 25 Prill, 2021

schedule 13:52 - 25 Prill, 2021

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Vlorë, Artird Hoxha ka denoncuar rastin e qytetari i cili ka fotografuan votën.

Hoxha theksoi se Partia Demokratike do të dokumentojë çdo shkelje dhe i bën thirrje të gjithë komisionerëve të zbatojnë kërkesat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor

“Gjatë procesit të votimit në qendrën e votimit me numër 4471 e cila ndodhet në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë komisionerë të qendrës së votimit kanë konstatuar se ky zgjedhës ka fotografua fletën e votimit. Ky zgjedhës ka pranuar se ka fotografuar votën, por duke parë reagimin e komisionerëve është larguar menjëherë. 

PD në Vlorë është informuar për këtë akt dhe i është drejtuar organit të akuzës për të nisur veprimin ndaj këtij shtetasi”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!