Qeveria ka miratuar vendimin e ri për organizimin e shërbimit të policimit vullnetar. Qytetarët të cilët do të duan të bëhen pjesë kanë një sërë kriteresh të cilat duhet të plotësojnë. Ata duhet të kenë arsim të mesëm dhe certifikohet nga Akademia e Sigurisë.
Kreu i sindikatës së policisë, Sadetin Fishta për mikrofonin e ABC News thotë se nisma është pozitive për marrëdhënien qytetar me efektiv, apo qytetar me qytetar por edhe për përforcimin e sigurisë dhe rendit.
“Kjo nisëm, po e quaj nisëm është pozitiv në disa aspekte, edhe në atë profesionalen por edhe në atë morale sepse policisë i duhet një zbutje le të themi pra jo vetëm përballje polic qytetar por dhe qytetar me qytetar, çka do të thotë se do të ketë një zbutje apo edhe sjellje arrogante të efektivëve”, tha Sadetin Fishta.
Policët vullnetarë do të angazhohen në menaxhimin e rendit në aktivitete masive, ata do të ndihmojnë në rregullimin e trafikut, do të patrullojnë pranë institucioneve arsimore, në parandalimin e krimit, në mbrojtjen e mjedisit dhe të pronës, gjithashtu do të mbështesin policinë kufitare dhe sipas vendimit është parashikuar të marrin pjesë në operacione emergjencash civile dhe kërkim-shpëtimi.
Se sa interes do të kenë qytetarët kjo mbetet për t’u parë, Fishta thotë se kjo nismë nuk ka asnjë përfitim financiar apo benefit por çfraë problemesh do nxjerr në pah.
Sipas vendimit kriteret janë e qytetarëve që do të duan të bëhen pjesë e strukturave vullnetarisht,, duhet të jetë nga 18 deri në 65 vjeç, duhet të ketë përfunduar arsimin e mesëm. Të jetë i padënuar dhe me gjendje të mirë shëndetësore. Të ketë kaluar trajnimin në Akademinë e Sigurisë dhe verifikimin e besueshmërisë.
Në vendimin e qeverisë thuhet se nuk lejohet angazhimi i gjyqtarëve, prokurorëve, drejtuesve politikë, punonjësve të sigurisë kombëtare, Gardës së Republikës apo Policisë së Burgjeve.
Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave përcakton me detaje edhe të drejtat dhe përgjegjësitë që ka çdo qytetar që shërben si polic vullnetar. Ky status përfshin jo vetëm detyrime etike dhe operacionale gjatë shërbimit, por edhe të drejta ligjore, mbështetje institucionale dhe mundësi trajnimi nga Akademia e Sigurisë. Shërbimi kryhet gjithmonë i paarmatosur dhe nën mbikëqyrjen e strukturave të Policisë së Shtetit./abcnews.al