Qytetarët pro dhe kundër protestës së opozitës

schedule17:20 - 3 Maj, 2019

schedule 17:20 - 3 Maj, 2019

Bllokimi i rrugëve si pjesë e protestës së opozitës, komentohet në mënyra të ndryshme nga qytetarët në Tiranë. Një pjesë shprehen se ky bllokim cënon të drejtën  e lëvizjes së një pjesë tjetër të popullatës.

Ndërsa  të tjerë të intervistuar thonë se kjo është një formë që qeveria të kuptojë kërkesat e pakicës.

Protestat e opozitës me bllokim të segmenteve kryesore rrugore në vend kanë ndarë në qëndrime qytetarët nëTiranë.  Të pyetur nga ABC News ata shprehen pro dhe kundër këtij aksioni opozitar.

Ka dhe nga ata qytetarë që refuzojnë të japin një përgjigje. Qytetarët jashtë kamerës shprehen se nuk dëshirojnë të mbajnë një qendrim politik./ABC News Albania 24/7