“Qytetarët nuk merrnin shërbime”, Cakaj shkarkon konsullin shqiptar në Bari

schedule20:31 - 28 Korrik, 2020

schedule 20:31 - 28 Korrik, 2020

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme ka shkarkuar konsullin shqiptar në Bari, Ardian Haskaj.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se ky vendim i Cakaj ka ardhur pas ankesave të qytetarëve se nuk merrnin shërbime nga kjo zyrë.

Rreth tre javë më parë, Cakaj shkriu trupën diplomatike në ambasadën e Shqipërinë në Athinë.

Për pasojë u shkarkua ambasadorja e ambasadës shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari dhe pjesë e stafit të kësaj ambasade.

Vendimi i Cakajt është shpjeguar me faktin se ambasadorja nuk ka pasur performancë të mirë kundrejt kërkesave të komunitetit shqiptar atje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!