Qytetarët në radhë para poliklinikave, në shumë raste nuk respektohet distanca sociale

schedule17:12 - 7 Maj, 2020

schedule 17:12 - 7 Maj, 2020

Thuajse të gjithë kanë një problem shëndetësor dhe presin për një vizitë tek mjeku specialist. Shpesh qëndrojnë gjatë pas kangjellave.

Do të marrim shërbimin ndaj duhet të qëndrojmë”.

Një prej bluzave të bardha në hyrje duhet ti ftojë  të futen brenda.

Kjo është poliklinika numër  3 në Tiranë dhe vetëm situata me të cilën përballën qyetarët jashtë saj pasi  në mjediset e brendshmë nuk  na u lejua të futeshim.

“Ka radhë dhe po presim, me rekomandim nga Kamza kemi kontaktuar me doktoreshën dhe po presim”, është shprehur një paciente.

“Vuaj nga tiroidja, kam ardhë se e kam me urgjencë më ka kapur një pjesë të kokës”, ka theksuar një paciente që priste në radhë.

Në hyrje janë publikuar rregulla të qarta, por mesa duket nga pamjet janë vendosur vetëm për tu lexuar dhe jo për tu zbatuar.

Distancat në të shumtën e rasteve i zëvëndësojnë grumbullimet.

Ndërsa mbajtja e një maske duket se nuk është më detyrim për tu futur në qëndrën shëndetësore.

Tjetër situatë gjetëm në qendrën e specialiteteve numër 1.  Këtu marrin shërbim 370 mijë banorë, por në oborr nuk ka njerëz.

Në korridore  është qetësi ndërsa në kabinetë mjekët i kryejnë vizitat me radhë. Drejtori Ilir Draçi na tregon se si po funksionojnë në këto kohë të vështira.

Ishin pesë raste me temperaturë, ishin shenja që ishin të ngjashme me këtë dhe për këtë u lidhëm me epidemiologët u morëm tamponët dhe u vetëkarantuar disa punonjës por të gjithë dolën negativ. Nuk e kemi ndërprerë punën asnjë ditë dhe të gjithë kabinetet kanë funksionuar. Mjekët specialistë kanë komunikuar me pacientët e tyre qoftë përmes mjekëve të familjes por edhe përmes kartelave që kanë pacientë të tyre asnjë i sëmurë dhe asnjë analizë nuk ngelet pa bërë. Qytetarët të dëgjojnë ekspertët dhe ne mjekët virusi është akoma nëpër këmbë”, është shprehur doktori.

Mesatarisht në një ditë normale sipas bluzave të bardha në këtë qendër shëndetësore kryhen rreth 350 vizita dhe ekzaminime. Ndërsa një ditë më parë kjo shifër është reduktuar në rreth 250./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!