Nga Erblina Mile
Familje të varfra kanë protestuar përpara Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për mungesën e energjisë elektrike dhe pamundësinë ekonomike për ta paguar .
Shoqëria civile i ka kërkuar qeverisë që të miratojë sa më parë VKM në bazë të cilës shteti do ti sigurojë familjeve të varfra energji falas.
Tashmë drafti i dorëzuar në qeveri po analizohet nga ministria e financave dhe e mbrojtjes sociale. Në bazë të kësaj nisme pritet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë.
Rreth 40 familje rome që nuk furnizohen me energji prej më shumë se një muaj në qytetin e Kavajës i janë bashkuar protestës para ministrisë së shëndetësisë .
Propozimi parashikon 50 kw energji elektrike në muaj për familjet në nevojë . /abcnews.al