Qytetarët në Gjirokastër debatojnë me policët te zyrat e ADISA, nuk mbanin distancë, radhë të gjata

schedule15:08 - 6 Korrik, 2020

schedule 15:08 - 6 Korrik, 2020

Radhët e gjata në zyrat e ADISA-s në Gjirokastër ju sosën durimin qytetarëve që kanë debatuar me policët. Ata nuk mbajnë as distancë edhe pse kanë frikë nga virusi.

Kjo ishte një tjetër arsye se përse u konfliktuan me policët që ju kërkonin të qëndronin në distancë.

Disa nga qytetarët tregojnë se kanë që janë zgjuar herët për të mbaruar punë, por radhën nuk e respekton njeri.

“Kam dy orë e gjysmë. Do aplikoj për kartën e identiteti. Nuk respekton njeri radhën as tek informacioni nuk ka njeri”, shprehet një qytetar.

“Që në mëngjes në orën 8 për pasaportën”, thotë një tjetër.

Kjo situatë zgjati deri në orët e drekës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!