Zhbllokohet pika kufitare e Qafë-Thanë pas bllokimit prej ditës së djeshme. Siç raporton gazetarja Ledjona Xheldinaj, qytetarët e kane kaluar natën mes të ftohtit dhe temperatura -12 gradë.
Prej orësh të bllokuar qytetarët kanë fjetur në autobus dhe automjete. Mësohet se makina e parë kaloi në orën 06:15 të mëngjesit të sotëm.
Aksi u bllokua dje për shkak se nga era e forte në një gjatësi prej 500-700 metra trashësia e borës shkonte deri në 1.5.metra duke e bërë krejt të pamundur hapjen e rrugës. g.v/abcnews.al