Qytetarët e Kosovës dynden drejt bregdetit, radhë të gjata automjetesh në Morinë

schedule08:17 - 5 Shtator, 2020

schedule 08:17 - 5 Shtator, 2020

Kjo fundjavë shënoi një tjetër rekord të kalimeve në pikën e përbashkët kufitare të Morinës.

Mijëra qytetarë dhe automjete nga Kosova iu drejtuan bregdetit mëngjesin e sotëm. Si rrallë ndonjëherë kolonat e mjeteve krijuan radhë të gjata edhe në territorin e Kosovës.

Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se Policisë Kufitare i është dashur të punojë me procedurë te përshpejtuar.

Ndonëse jemi në javën e parë të shtatorit, qytetaret e Kosovës vijojnë të frekuentojnë bregdetin e Shqipërisë.

Shoqëritë e transportit të udhëtarëve të Kosovës, thonë se ky sezon sigurisht ishte i vështirë për shkak të masave anti-Covid, por gjithësesi nuk e kane ndërprerë për asnjë ditë shërbimin në këtë sektor.

Vetëm mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë automjete me më shume se 25 mijë qytetare të Kosovës përmes pikës kufitare të Morinës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!