Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për situatën në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, paraditën e sotme.
Me qindra qytetarë u grumbulluan në peotje për të marrë vaksinën. Në një shënim në rrjetet sociale, Haradinaj shprehet se këto pamje thërrasin për reflektim.
“Këto pamje na thërrasin të gjithëve për reflektim. Këto pamje prekin ndërgjegjen e secilit. Ju lutem mos i trajtoni kështu qytetarët e Kosovës! Reflektoni!” ka shkruar Haradinaj.