Leicester e ka të vështirë të përsërisë vetveten këtë sezon, por tifozët e “Dhelprave” po argëtohen sërish. Pasi i mposhti Liverpooli kryesues, skuadra e Brendon Rodgers ka fituar katër takimet e radhës në kampionat.
Me këto ritme Leicester pritet të rikthehet në Champions League, ndërkohë që i entuziazmuar është shfaqur mbrojtësi gjerman Robert Huth. Shtatlarti, kampion në vitin 2016 me skuadrën angleze, ka thurur elozhe për ish-ekipin e tij.
“Spektakli i futbollit seksi është kthyer në Leicester”, shkruan 35-vjeçari në llogarinë e tij në “Twitter”, ndërkohë që reagimet kanë qenë të shumta në postimin e tij. Më epiku ka qenë komenti i mëposhtëm: “”Jo aq seksi sa goditja jote me kokë kundër ‘Spurs’-ave. Asgjë nuk i afrohet atij goli, legjendë”./abcnews.al
— Thomas Wright (@Tom_2171) November 10, 2019