Përfaqësuesit e Qendrës së Shërbimeve Arsimore në vend kanë dalë sot në një konferencë për mediat pas pretendimeve të maturantëve se testi i maturës së Matematikës ishte përkthyer nga gjuha e huaj dhe në shumë raste ishte i pakuptueshëm.
Në deklaratë, përfaqësuesja e QSHA theksoi se teza ka qenë e nivelit mesatar dhe asgjë nuk ka qenë jashtë programit.
“Mund ta zgjidhim. Kërkesën e parë do gjenin rënie të polinomit. Nuk besoj se kanë hasur vështirësi aty nxënësit e mirë. Pjesën tjetër mund ta zgjidhnin si të donin. Nga korrigjimi do shikojmë si kanë reaguar në këto teste. Ushtrime të tilla libra kanë.
Nga mësuesit janë punuar pafund. Me mësuesit kemi diskutuar që teza ishte e nivelit mesatar dhe nuk ka asgjë jashtë programit. Për ata që thonë që teza është e përkthyer, tekstet në Shqipëri janë të përkthyer.
Ne kemi Oxfordin dhe dy tekste të tjera. Pasi kanë parë skemën e vlerësimit janë qetësuar shumica e maturantëve, Kur dolën nga testi maturantët ishin të mërzitur dhe shpresoj se janë qetësuar një pjesë e tyre. Për nxënës që kanë hyrë me idenë që unë do kopjoj kjo është tjetër gjë”, deklaroi ajo. m.v/abcnews.al