Qosja: Nuk po na thonë çfarë është shengeni Ballkanik, Rama dhe Kurti të bashkëpunojnë

schedule17:20 - 15 Nëntor, 2019

schedule 17:20 - 15 Nëntor, 2019

Akademiku Rexhep Qosja në një prononcim të tij tha se nuk po kuptonte çfarë ishte minischengeni ballkanik dhe se askush nuk ka një informacion të saktë për këtë. Qosja tha se, Rama e Kurti duhet të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, pasi kjo do të sjellë të mirën e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Po diskutohet?! Një numër i atyre që po diskutojnë për minishengenin nuk po e kuptoj. Por çfarë është ai, cfarë premton? Cilat janë të mirat edhe pengesat nuk e di numri më i madh. Mini shengen apo shengen unë di një gjë, se janë disa vende të Ballkanit Perëndimor. Tashmë Ballkani do të bëhet pjesë e Be. Minishengen apo jo, Ballkani Europian do të bëhet pjesë e BE. BE është një premtim për të gjithë vendet është një bashkim me premtim krejt planetit. Me prezencën e Kosovës. Edi Rama ka thënë në Beograd diçka që se ka thënë asnjë politikan tjetër. Ai ato që ka thënë si mohon kurrë. Unë do dëshiroja që dy politikanët Albin Kurti dhe Edi Rama, të kenë më shumë bashkëpunim të dëshmuar. Sepse bashkëpunimi i tyre do jetë në të mirën e të gjithë shqiptarëve, në të mirën e Shqipërisë,  dhe Kosovës së bashkuar”, u shpreh akademiku Qosja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!