Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qirinj dhe lule në vendin e masakrës në Wurzburg

schedule14:48 - 26 Qershor, 2021

schedule 14:48 - 26 Qershor, 2021

Një ditë pasi një person qëlloi me thikë kalimtarët në qytetin gjerman të Wurzburg, duke vrarë tre prej tyre, qytetarët kanë vendosur qirinj dhe lule. Të gjithë janë të shokuar dhe nuk e kuptojnë absurditetin e një ngjarjeje të tillë

Agjentët e policisë ndërhynë duke e plagosur për ta neutralizuar, me një plumb në këmbë. Filmimet e publikuara në rrjetet sociale treguan disa qytetarë të guximshëm të cilët rrethuan agresorin me karrige dhe shkopinj deri në mbërritjen e policisë. Sipas disa dëshmitarëve ai bërtit: Zoti është i madh.

Ministri i brendshëm gjerman Herman, u shpreh se sipas informacioneve, agresori jetonte në qytezë që nga 2015. Ai jetonte në një qendër të pastrehët dhe kohët e fundit ishte shtruar në një spital psikiatrik për shkak të problemeve psikologjike.

Ai aktualisht është i shtruar në spital për shkak të plagës në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!