Qipro i përgjigjet kërcënimit të Hezbollahut: Ne nuk jemi të përfshirë në armiqësi

schedule07:50 - 20 Qershor, 2024

schedule 07:50 - 20 Qershor, 2024

Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulidis iu përgjigj kërcënimeve të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, duke thënë se “Qiproja nuk është në asnjë mënyrë e përfshirë në armiqësi.”

Sipas presidentit, ishulli mesdhetar “është pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit”.

Nasrallah paralajmëroi Qipron që të mos i vërë në dispozicion Izraelit aeroportet dhe bazat e saj në rast lufte me lëvizjen libaneze aleate me Iranin.

“Hapja e aeroporteve dhe bazave qipriote ndaj armikut izraelit për të shënjestruar Libanin do të thotë se qeveria qipriote është palë në luftë dhe rezistenca do ta konsiderojë atë palë në luftë”, tha Nasrallah në një fjalim të transmetuar nga mediat libaneze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!