Qindra studentë pakistanezë largohen nga Kirgistani pas sulmeve

schedule13:28 - 24 Maj, 2024

schedule 13:28 - 24 Maj, 2024

Qindra studentë nga Pakistani dhe vende të tjera aziatike po largohen nga Kirgistani pasi qindra të rinj kirgistanesë sulmuan një bujtinë në Bishkek më 17 maj dhe studentët e huaj pas një përleshjeje që kishte ndodhur disa ditë më parë.

Qeveria e Pakistanit ka organizuar fluturime shtesë ditore nga Bishkek dhe shumë studentë pakistanezë po shfrytëzojnë mundësinë për t’u kthyer në shtëpi të paktën përkohësisht, shkruan Reuters.

Studentët raportuan se policia, edhe pse e pranishme, nuk mundi të ndalonte dhunën dhe se disa studentë, mes tyre edhe studente, u rrahën.

Policia arrestoi dhjetëra sulmues të dyshuar.

Studimet mjekësore në Kirgistan janë bërë të njohura në mesin e studentëve nga India, Pakistani dhe disa vende të tjera aziatike dhe arabe gjatë dekadave të fundit, pjesërisht falë tarifave relativisht të përballueshme të shkollimit dhe kostove të jetesës./abcnews.al