Tifozët janë të çmendur, kjo dihet. Në Poloni edhe më shumë, saqë u pëlqen shumë edhe të ndeshen rrugëve me njëri tjetrin. Pastaj ka edhe të tjera që çfarë nuk u “pjell” mendja për të qenë pranë skuadrës së tyre të zemrës.
Një tifoz në Poloni i ka habitur të gjithë me zgjedhjen e bërë për të parë ndeshjen e Slask Wroklaw, në transfertë kundër Wisla Plock. Ai ka bërë 350 kilometra rrugë dhe ka marrë një vinç me qira, nga ku e ka parë ndeshjen dhe ka mbështetur skuadrën e tij të zemrës.
Edhe vetë klubi polak është habitur nga ajo që ka ndodhur, teksa mes të tjerash në faqen zyrtare shkruan: “Na ndihmoni ta gjejmë këtë tifoz fanatik. Kontaktoni me ne nëse e lexoni këtë”. /abcnews.al
Śląsk Wrocław – miłość na całe życie ?
Ten kibic pojechał do Płocka i wynajął dźwig w okolicach stadionu, by obejrzeć mecz i kibicować WKS-owi w #WPŁŚLĄ ?
Pomóżcie nam znaleźć tego fanatyka! Odezwij się do nas, jeśli to czytasz! #ToJestTwójKlub ?? pic.twitter.com/qIqjlFuXH2
— Śląsk Wrocław (@SlaskWroclawPl) June 10, 2020